Kantautori dhe poeti i famshëm kanadez Leonard Cohen ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare. Lajmi u bë publik në faqen e tij zyrtare në Facebook, por nuk u dhanë detaje për shkakun e vdekjes.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau iu bashkua homazheve nga e gjithë bota për artistin e madh. Truedau tha se Cohen do të kujtohet me respekt për prodhimtarinë e tij artistike që kalon kufijtë mes brezave.

Fansa të shumtë u mblodhën para shtëpisë së Cohen në Motreal ku vendosën lule dhe ndezën qirinj. Familja e Cohen lajmëroi se artisti ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e tij. mësohet se në orët para vdekjes, Cohen vazhdonte të shkruante.

Në lajmërim në faqen e autorit në Facebook shkruhet se në një ditë të mëvonshme do të zhvillohet një memorial për Cohen në Los Anxheles.

Këngëtari i njohur kanadez krijoi këngë hit si Suzanne, Bird on the wire dhe I’ma your man. Vetëm një muaj para vdekjes, ai publikoi albumin e tij të 14. Leonard Cohen mori nofkat “Prifti i lartë i Patosit” apo “Kumbari i trishtimit” për mënyrën se si këndote dhe shkruante. Ekspertët thonë se ndikimi i punës së tij ka prekur çdo shtresë të shoqërisë botërore dhe karriera e tij studiohet në shkollat artistike duke e bërë Cohenin një klasik të artit.

Top Channel