Humb paratë në loto, denoncon se e grabitën; Arrestohet 28-vjeçari

11/11/2016 00:00

Një 28-vjeçar nga Saranda është arrestuar nga policia për “Mashtrim” dhe “Kallëzim të rremë”. Arrestimi i 28-vjeçarit është bërë në lokalin në pronësi të shtetasit me iniciale F.B, në lagjen nr.1 Sarandë.

Mësohet se i arrestuari Erjon Haxhi kishte denoncuar në polici se ishte grabitur nga dy persona të maskuar me kapuç, të cilët i kishin marrë shumën prej 500.000 lekësh.

Por nga hetimi ka rezultuar se 28-vjeçari e kishte humbur këtë shumë në një pikë bastesh dhe nuk rezultonte që ai të kishte rënë pre e ndonjë grabitje, të cilën sipas policisë së Sarandës e ka stisur për të justifikuar humbjen e parave të vjedhura.

Top Channel