Itali, ekzekutohen dy vëllezër shqiptarë

11/11/2016 00:00

Dy vëllezër shqiptarë janë ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes në periferi të Milanos, në lagjen Valverde në rrugën “Ancona”.

Mediat italiane raportojnë se karabinierët u njoftuan për një aksident, por kur mbërritën në vendngjarje panë mjetin tip “Polo Volkswagen” të përmbysur ndaj të cilit ishte hapur zjarr.

Mësohet sedy vëllezërir e vrarl janë Agron dhe Alban Lleshaj, respektivisht 27 e 24 vjeç.

Vrasja e dyfishtë ka ndodhur rreth orës 23:00 të së enjtes dhe nga hetimi paraprak i policisë italiane, rezulton se ndaj automjetit ku po udhëtonin dy vëllezërit Lleshaj është qëlluar me pistoletë.

Si pasojë e tentativës për t’u shpëtuar plumbave drejtuesi i mjetit ka dalë nga rrugë duke sjellë edhe përmbysjen e makinës tip “Polo Volkswagen”.

Po sipas policisë italiane dyshohet se ngjarja ka të bëjë me larje hesapesh në trafikun e drogës.

Disa banorë thanë se kishin dëgjuar të shtëna, por të tjerë kishin dëgjuar vetëm zhurmën e shkaktuar nga aksidenti.

Policia ka bllokuar rrugën dhe ka gjetur shumë gëzhoja në vendin e ngjarjes. Nuk ka pasur viktima ndër banorët, sepse në atë orë shumica ndodheshin nëpër shtëpi.

Hetimet për ngjarjen janë ende në fazën fillestare, por paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh. Gjithashtu nuk dihet ende nëse autorët janë shqiptarë, apo italianë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel