Brazili, fitore dhe spektakël ndaj Argjentinës

11/11/2016 00:00

“Klasikja” e Amerikës Latinë i ka takuar brazilianëve. “Seleçaos” fituan 3-0 ndaj Argjentinës, e cila bëri një paraqitje shumë të dobët, duke iu dorëzuar pa kushte rivalit më të madh të saj.

Lionel Messi u rikthye të luajë me kombëtaren, por ylli i Barçës ishte inekzistent në fushë, ashtu sikurse edhe disa prej shokëve të skuadrës. Lajmi i mirë për argjentinasit ishte humbja e befasishme e Paraguajit, rezultat ky i që lejon akoma të shpresojnë për kualifikim në Botërorin e Rusisë.

Në anën tjetër, trajneri Tite arrin fitoren e 5 në 5 ndeshje në krye të skuadrës braziliane. “Seleçaos” dominuan ndeshjen, madje edhe dhuruan spektakël de kryesojnë grupin e Amerikës Latine me 24 pikë.

Brazili kaloi në epërsi që në minutën e 24 me një perlë të Coutinhos, ndërsa Neymar dyfishoi në fund të pjesës së parë, pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve. Goli i tretë erdhi në të 59-n me Paulinhon, por brazilianët mund të kishin shënuar edhe më shumë në rast se do të tregoheshin më të vëmendshëm.

Uruguaji mposhti 2-1 Ekuadorin falë golave të Coates dhe Roland, ndërsa për miqtë shënoi Caicedo. Me këtë tre pikësh të ri, Uruagi renidtet pas Brazilit me 23 pikë, ndërsa EKuadori i katërti.

Kolumbia dhe Kili barazuan pa gola. Rikthimi i Falcaos në kombëtare nuk ndihmoi vendasit që të dalin me pikët e plota nga ky takim, por edhe me barazim ruajnë vendin e tretë në klasifikim. Kili, që tashmë vuan edhe mungesën e Sanches, është i pesti.

Peurja fitoi 4-1 në transfertën ndaj Paraguajit duke i befasuar të gjithë, Vendasit kaluan shumë shpejtë në epërsi, madje arritën të shkojnë në pushim me rezultatin 1-0, por në pjesën e dytë ndodhi përmbysje dhe miqtë shënuan 4 gola.

Në ndeshjen tjetër të grupit të Amerikës Latine, Venezuela fitoi 5-0 ndaj Bolivisë.

Top Channel