Neymar vlen 430 mln euro, çmimi vjen nga babai i sulmuesit

10/11/2016 00:00

Harrojeni sesa kushtuan Bejl dhe Pogba. Nëse ndokush kërkon të blejë Neymar, do të duhet të paguajë 430 milionë Euro. Ai që e dha këtë shifër ishte Neymar Da Silva Senior, babai i futbollistit brazilian të Barcelonës.

Ishte pikërisht ai në qendër të skandalit të transferimit te katalanasit që përfundoi në Gjykatat spanjolle për shmangie të taksave dhe tani babai i Neymar, vendos çmimin për klubin që kërkon shërbimet e djalit të tij.

“Nëse dikush kërkon të blejë Neymar duhen 430 milionë Euro. Është klauzola 190 milionëshe me Barcelonën, plus taksat dhe të tjerat që në total shkojnë 430 milionë. Kur këtë ia thashë njërit prej agjentëve më mori për të çmendur, por unë nuk jam i tillë, dhe në biznes nuk bëj shaka”, tha babai i sulmuesit latin.

Neymar Da Silva Senior konfirmoi gjithashtu se kishte patur shumë kontakte me skuadra të tjera, para rinovimit milioner me Barcelonën. Edhe pse nuk bëri të ditur emrat, ofertat ishin të qarta se nga vinin, Manchester City, PSG e madje edhe nga Real Madrid.

Top Channel