Përmbytjet në Vorë, Basha takon familjet e dëmtuara nga përmbytjet

10/11/2016 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi zonën e Vorës për të parë nga afër situatën e krijuar nga përmbytja.

Kreu i opozitës akuzoi qeverinë se ka punuar pa patur interesin e qytetarëve si qëllim. Basha akuzoi qeverinë se bën propaganda duke lënë në harresë qytetarët në ditë si këto.

“Problemi është që qeveria nuk e ka pasur prioritet këtë punë, prioritet ka patur fasadat. Në  qoftë se në tre vjet e ke mendjen te fasadat, nuk je në gjendje të ndihmosh njerëzit kur vjen kjo ditë. Kaq e thjeshtë është. Pastaj të ngelet të bësh shfaqjet në televizor. Unë kam ardhur edhe t’ju shoh edhe t’ju them meqë këtu në këtë bashki i zgjedhuri është i PD-së, bashkia do të bëjë gjithçka brenda mundësive për t’ju ardhur në ndihmë. Edhe për t’i bërë thirrje qeverisë këtu nga terreni që t’i lërë llafet, të lënë propagandën të vijnë në ndihmë të njerëzve dhe të bizneseve që janë përmbytur e që jeni me duart lartë e me sytë nga qielli. Ka me dhjetëra, me qindra familje që janë përmbytur”, u shpreh Basha.

Top Channel