Amerikanët ikin nga SHBA? Rriten me 1000% kërkesat për në Kanada

10/11/2016 00:00

E ndërsa Donald Trump u zgjodh president i ri i amerikanëve, të shumtë kanë qenë ata që kanë rezervuar biletën për të ikur nga Shtetet e Bashkuara, duke e harruar opsionin vajtje-ardhje.

Kërkesat kanë qenë të shumta për në Kanada. Sipas agjencisë “online” të udhëtimeve, “Chealflights.com”, ditën e zgjedhjeve në SHBA, krahasuar me të martën e kaluar, ndërsa pozita e Trumpit po avanconte me vota, kërkesat për bileta u rritën me 133%.

Më pas, kur u bë qartësisht e dukshme se ai fitoi, sistemi u bombardua me 900% rritje të prenotimeve, deri në momentin që Trump shpalli fitoren, kur rezervimet e biletave drejt Kanadasë shënuan rekord me 1000% rritje, nga një javë më parë.

Kanadaja, si shteti fqinj ku flitet anglisht në pjesën më të madhe, duket se u konsiderua si vendi i duhur, por jo vetëm. Po ashtu Japonia, Gjermania, Zelanda e Re, e deri në Afrikën e Jugut pësuan një rritje të kërkesave për bileta vetëm vajtjeje deri në 500%.

Nuk mungojnë as artikujt në media. “Si të largohesh nga SHBA?” mban titullin një artikull i “the Independent”, i cili rekomandon largimin drejt Meksikës deri në Australi, nga avionët e deri tek anijet, si mënyrë transporti.

Jo vetëm qytetarët e thjeshtë, por edhe emra të njohur të “showbizz”-it, që duket se e kanë jetën në vijë, e kanë marrë në konsideratë zhvendosjen. Nga Miley Cyrus, e cila shpërtheu në lot nga humbja e Hillarysë; këngëtarja Barbara Streisand, komedianja Amy Schumer, që konsideron Spanjën si opsion; apo deri tek aktori Samuel Jackson, që ka thënë se do të largohet për në Afrikën e Jugut.

Top Channel