Fëmijët që nuk dëgjonjë, gjithsej 434 persona. 139 njohin gjuhën e shenjave

10/11/2016 00:00

Florjani është 33 vjeç. Ndryshe nga personat e tjerë që nuk dëgjojnë, ai ka arritur të ndjekë shkollën e lartë për punë sociale në Elbasan. Problemet në dëgjim nuk e kanë penguar Florjanin të punojë, pasi që në fëmijëri madje edhe sot shoqërohet nga një interpret i gjuhës së shenjave.

“Një nga gjetjet është vështirësia shumë e madhe e prindërve për komunikimin me fëmijët e tyre. Ne mendojmë se trajnimi i prindërve në gjuhën e shenjave do të përmirësonte komunikimin në familjen e tyre. Do të kishte edhe më shumë mundësi punësimi. Aksesi në informacion në gjuhën e shenjave mungon, për një person që nuk dëgjon është shumë e vështirë të mundësojë një jetesë të pavarur, sepse nuk ka një interpret të gjuhës së shenjave, që t’i mundësojë komunikimin. Shteti duhet të mundësojë ofrimin e shërbimeve të interpretimit, sepse në të gjithë botën ky shërbim ofrohet falas, pra nga shteti”, tha Florjan Rojba, koordinator i Shoqatës së Personave që nuk dëgjojnë.

Rrëfimi personal i Florjanit përkon edhe me konkluzionet e arritura në studimin për personat që nuk dëgjojnë në vitin 2015. Por cilat janë disa prej gjetjeve të tij?

“Ky grup përballet me fenomenet e përjashtimit social, me nivel arsimor të reduktuar, me një shkallë më të ulët të punësimit se të tjerët, kanë kushte më të këqija jetese dhe një shkallë më të lartë varfërie”, tha Mirela Muço, drejtore e INSTAT-it.

Studimi i referohet intervistimit të 434 personave që nuk dëgjojnë, pjesa më e madhe e të cilëve kanë ndjekur institutin, ndërsa vetëm 7 në shkollat normale të shoqëruar nga intepret. Nga anketimi, gjuhën shqipe të shenjave e njohin vetëm 139 persona. Sa i takon statusit, 86% e tyre janë martuar po me një person që nuk dëgjon.

Top Channel