Profecia e “the Simpsons”

10/11/2016 00:00

Ekziston një episod i filmit të famshëm vizatimor “The Simpsons”, ku si me shaka, zgjedhja e Donald Trumpit president profetizohej me një saktësi të frikshme.

Në serinë e titulluar “Barti në të ardhmen”, transmetuar në vitin 2000, vendosja e miliarderit në Zyren Ovale ishte mënyra e zgjedhur prej autorit për të treguar se Amerika po çmendej dhe se Trumpi do ta falimentonte të gjithë vendin.

Ishte njëlloj paralajmërimi për Amerikën, – thotë skenaristi Dan Greaney. – Duhej të krijonim një situatë, kur Lisa të gjendej përballë problemesh, të cilat nuk i zgjidhte dot. Kur gjërat nuk mund të shkonin më keq se kaq, prandaj na duhej që përpara se vendosnim atë në Zyrën Ovale, President i Amerikës të na rezultonte Donald Trump.

Në vitin 2000, – rrëfen krijuesi i serialit vizatimor, – emri i tij ishte më absurdi që mund të na vinte në mendje për atë post. Ajo e përpara 16 viteve ishte një shaka, por i fundit që po qesh tani është Donald Trump.

Ndërkohë, “The Simpsons” kanë bërë edhe të tjera parashikime profetike. Në një episod të 1997-s paralajmëronin shpërthimin e një epidemie të Ebolës, që ndodhi vërtet në vitin 2014; më vonë folën për manipulim të makinave të votimit në Amerikë dhe, pas zgjedhjeve të vitit 2012, ankesa të tilla pati vërtet; e po kështu përmenden skandalin me mishin e kalit, apo turnetë botërore të “Rolling Stones” edhe në moshën 70 vjeç.

Top Channel