Përmbytjet, Panariti: Strukturat shtetërore bënë detyrën

10/11/2016 00:00

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, duke folur në Parlament mbi situatën e krijuar nga përmbytjet, ka deklaruar se strukturat shtetërore kanë bërë punën e tyre.

“Të gjitha strukturat e shtetit u mobilizuan për të përballur situatën, e cila u menaxhua në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Panariti.

Ai ka theksuar se, edhe infrastruktura për përballimin e vërshimit të ujërave ka funksionuar. “1 mijë km kanale kulluese janë tashmë funksionalë”, ka shtuar ministri i Bujqësisë.

Top Channel