Borxhet, Disiplina ndëshkon Flamurtarin; minus 6 pikë në klasifikim

10/11/2016 00:00

Me afatin e imponuar nga FSHF-ja për pagesën e borxheve të prapambetura, dënimi i Flamurtarit ishte vetëm një formalitet dhe më e keqja u zyrtarizua shpejt për ekipin e futbollit vlonjat. Skuadrës bregdetare i janë hequr 6 pikë nga renditja e Kategorisë Superiore. Por jo vetëm kaq.

Komisioni i Disiplinës, që kishte caktuar një muaj afat për likujdimin e borxheve ndaj futbollistëve, tani ka përballë një problem edhe më madhor, me zbritjen potenciale nga Kategoria Superiore. Institucioni ndëshkues i FSHF-së i ka vendiosur 12 ditë afat Flamurtarit, për të kryer pagesat që vërtiten te 150 mijë euro, ndryshe zbret në një ligë inferiore.

Vlonjatët kanë borxhe ndaj 3 lojtarëve: Polizoi Arbri, Franc Veliu dhe Artan Sakaj; si dhe ndaj ish-trajnerit Ernest Gjoka, tashmë në stolin e Kukësit. Ekipi vlonjat është penalizuar dhe vitin e kaluar, me heqjen e 3 pikëve për shkak të borxheve ndaj kroatit Toni Pezo.

Top Channel