Vazhdon kompensimi i pronave, Kushtetuesja la në fuqi formulën përllogaritëse

10/11/2016 00:00

Kompesimi i pronave do të vijojë sipas formulës së qeverisë të lënë në fuqi nga Gjykata Kushteuese, e cila parashikonte vlerësim sipas statusit që pa patur prona në momentin e shpronësimit.

“Aty ku prona është e lirë i kompensohet fizikisht dhe e plotë pronarëve, natyrisht vlerësuar sipas ligjit të ri. Shfuqizimi i pikës 3 të nenit 5 nuk sjell asnjë pasojë lidhur me metodologjinë e vlerësimit financiar të pronave të njohura për kompensim”, tha Sonila Qato, drejtoresha e ATP.

Agjencia e Trajtimit të Pronave po pret zbardhjen e arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese për pikat e shfuqizuara, për të vendosur se çdo të bëjë me dosjet që preken. Sipas saj rrëzimit e njërës prej pikave të ligjit, krijon pabarazi në trajtimin e subjekteve.

Pas shfuqizimit bëhet e mundur që kur prona është e lirë, pavarësisht statusit që ka pasur ajo në kohën e shpronësimit kthehet e plotë, dhe jo pjesërisht.

“Marrja dijeni mbi shfuqizimin e pikës 5 të nenit 6 e vendos ligjin e ri përpara cënimit të një parimi të rëndësishëm kushtetues, siç është ai i trajtimit të barabartë të pronarëve përpara ligjit. Pasi pronarët që kompensohen, vlerësimi u bëhet në zërin e origjinës ndërsa pronarët që përfitojnë kompensim fizik në pronën e njohur e përfitojnë atë të plotë ”, tha Qato.

Pas zbardhjës së vendimit të gjykatës trajtimi i apelimeve në Strasburg do të bëhet sipas formulës së re të qeverisë dhe vendimit të kushtueses për pjesën e shfuqizuar. Aktualisht në agjencinë e trajtimit të pronave janë 11 vendime njohjeje dhe 26 mijë vendime kompensimi.

Top Channel