“Dhuratë” nga Mourinho, Inter kërkon Darmian me huazim

10/11/2016 00:00

Ardhja e Piolit në pankinën e Interit ka ndezur sërish dritat e merkatos. Prioriteti i zikaltërve për muajin janar është një mbrojtës i djathtë. Prej kohësh flitet për Caceres, por uruguajani ka një pagë shumë të lartë dhe për më shumë vjen nga një dëmtim i rëndë, që e ka mbajtur gjatë jashtë fushave.

Kështu emri më i mirë që përflitet është ai i Darmian, të cilën Mourinho e ka vënë në listën e të padëshirueshmeve. Interi është gati të hyjë në bisedime dhe të kërkojë huazimin e tij në muajin janar. Dhe transferimi në janar duket se nuk rëndon aspak në buxhetin e Interit, sigurisht edhe me sponsorizimin e vetë Mourinhos, për t’a liruar me formulën e huazimit.

Por sipas mediave italiane, Darmian ka një konkurrent dhe ky është Alex Vidal, i cili mund të lirohet në janar nga Barcelona. Në fakt Barcelona është duke punuar për të marrë shërbimin e Lichsteiner, që shihet si altenativa më e mirë për krahun e djathtë, ku Vidal nuk po luan pothuaj fare. Gjithsesi në rast duhej të bënte zgjedhje, Pioli duket më i prirur për të patur në skuadër Darmian.

Top Channel