Lojtari i Izraelit: Siguria në Shqipëri? Asnjë alarm!

10/11/2016 00:00

Një prej lojtarëve kyç në kombëtaren e Izraelit, mesfushori 27-vjeçar i Beitar Jerusalem, Dan Einbinder ka folurpër ndeshjen e së shtunës ndaj Shqipërisë. I pyetur për çështjen e sigurisë, ai ka thënë se në kampin izraelit janë të përqendruar vetëm te futbolli.

“Natyrisht që lexojmë dhe dëgjojmë çfarë thuhet përditë. Mund të them se për ne është një situatë normale ashtu si në çdo ndeshje sepse lojtarët tanë shoqërohen me masa të mëdha sigurie kudo ku luajnë në Europë. Ne i kemi ndjekur të gjitha këshillat e sigurisë. Gjithsesi, ne jemi të përqëndruar tërësisht te futbolli dhe ajo që duam të bëjmë është të marrim një rezultat pozitiv. Çështjet e sigurisë nuk duhet të shërbejnë si justifikim nëse nuk arrijmë të marrim pikë në Shqipëri”, tha Dan Einbinder.

Në vijim të intervistës, mesfushori izraelit përqendrohet te analiza që i bën Kombëtares Shqiptare.

“E kemi studiuar Shqipërinë dhe e dimë shumë mirë se çfarë duhet të bëjmë. Kemi asur disa ditë në dispozicion për ta përgatitur këtë ndeshje dhe mendoj se jemi gati. D të ishim të kënaqur edhe me një barazim, por ne luajmë në çdo ndeshje për fitore. Kemi nevojë për sa më shumë pikë edhe pse përballë publikut shqiptar do të jetë shumë e vështirë. Shqipëria është një skuadër e mirë dhe këtë e pamë në Europian ku ata zhvilluan ndeshje pozitive”.

Dan Einbinder është një prej emrave më të rinj të grumbulluar nga trajneri Elisha Levy në Kombëtaren e Izraelit.

Top Channel