Satira e “hidhur” e “Charlie Hebdo” për Barack Obama

10/11/2016 00:00

Gazeta satirike franceze “Charlie Hebdo” nuk e ka kursyer cinizmin ndaj presidentit në ikje të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, pas zgjedhjes së Donald Trump.

“Obama tani është një qytetar si gjithë të tjerët”, ka qenë titulli i radhës i gazetës së njohur për tonet e saj sarkastike.

Dhe për të treguar “normalitetin” e presidentit të parë me ngjyrë të Amerikës ka publikuar një kopertinë të verdhë që e tregon atë të tmerruar teksa ia mbath nga dy policë të bardhë që i qëllojnë me armë.

Problemi i tensioneve racore dhe numri në rritje i qytetarëve me ngjyrë të vrarë nga policia janë tema të nxehta të aktualitetit amerikan dhe gjatë fushatës presidenciale, Trump nuk i kurseu deklaratat e rënda në dëm të komunitetit afro-amerikan.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel