Prapaskena, Rooney refuzoi ofertën nga Kina

10/11/2016 00:00

Wayne Rooney refuzoi një ofertë të rëndësishme nga Kina për të qëndruar te Manchester United. Ai që e konfirmoi këtë lajm ishte Presidenti i nderit i klubit kinez Guoan, Luo Ning.

“Është e vërtetë që tentuam të blinim kartonin e Rooney -tha Ning- por ai në bëri të ditur se dëshiron të qëndrojë te Manchester United. Rooney na tha gjithashtu se mendon të qëndrojë në Premier League angleze deri në momentin që ia lejon fiziku, madje takuam edhe agjentin e tij, Paul Stratford”.

Sulmuesi anglez ka pasur një fillim të vështirë të sezonit dhe tashmë e sheh veten jashtë formacionit titullar si me Manchester United, ashtu edhe me përfaqësuesen angleze.

Në 18 ndeshjet e luajtura për klubin dhe vendin e tij ai ka mundur të shënojë vetëm 2 gola. Kontrata e futbollistit me “djajtë e kuq” skadon në vitin 2019 me Rooney që përfiton një pagë prej 300 mijë paund në javë.

Top Channel