Samit SHBA-BE, kërkohet siguri mbi politikat e Trump

10/11/2016 00:00

Përzgjedhja e Donald Trump si president për shumë kolegë politikanë ishte e papritur, ndërsa për populistët një lajm i mirë. Brukseli duket se ishte përgatitur për një skenar tjetër.

Në një letër të përbashkët, Donald Tusk, kryetari i Këshillit Europian dhe Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian, pasi përgëzuan Trump i kërkuan të vinte në Europë për një samit urgjent SHBA-BE në mundësinë e parë që do t’i jepet pasi kontinenti i vjetër kërkon siguri mbi politikat e tij të cilat kanë tronditur liderët europianë.

Por ka edhe nga ata që mezi e kanë pritur fitoren e Trump. Vladimir Putin zotohet të rivendosë plotësisht marrëdhëniet, deri më tani të tensionuara me Amerikën.
 
Edhe Theresa May që udhëheq vendin ne skenarin e “Brexit” mirëpriti bashkëpunimin me presidentin e zgjedhur Donald Trump, duke garantuar sigurinë dhe prosperitetin e vendeve në vitet e ardhshme.

Ndërsa kancelarja Merkel tha se nuk ka rëndësi kush qeveris vendin, Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i ngushtë i Gjermanisë.

Top Channel