Miqësorja e fqinjëve, “paqe” mes Holandës dhe Belgjikës

09/11/2016 00:00

Miqësorja mes Holandës dhe Belgjikës që u zhvillua të mërkurën në mbrëmje në Amsterdam përfundoi në barazimin 1-1.

Davy Klassen kaloi “tulipanët” në epërsi nga pika e bardhë, pasi më parë Jeremain Lens u pengua në zonë na Jan Vertonghen, ndërsa Yannick Carrasco barazoi 8 minuta nga fundi i ndeshjes kur pas një gjuajtje nga jashtë zone topi u devijua për të prekur rrjetën.

Të dyja skuadrat kishin edhe mundësi të tjera për të shënuar, me Belgjikën që edhe mund të kishte marrë fitoren kur në një kundërsulm të shpejtë, Hazard del i vetëm përballë portës por nuk arrin të shënojë.

Shqetësime për mbrojtësin e Manchester Cityt, Vincent Company që ishte projektuar të nisë ndeshjen si titullar, por në momentin e fundit trajneri Martinez detyrohet të ndryshojë pasi kapiteni ndjeu dhimbje.

Ndërsa, edhe sulmuesi i Tottenham dhe Holandës, Vincent Janssen, u zëvendësua në pjesën e parë pas një përplasjeje me portierin belg, Simon Mignolet.

Të dielën, Holanda udhëton në Luksemburg për ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018, ndërsa Belgjika mirëpret Estoninë.

Top Channel