Nishani dekoron me medaljen më të lartë 38 martirët

09/11/2016 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekoruar pasditen e kësaj të mërkure me medaljen më të lartë 38 martirët e Kishës Katolike.

Në fjalën e tij në këtë ceremoni, Nishani ka nënvizuar faktin se, shumë pjesëtarë të Kishës Katolike ofruan jetën e tyre për lirinë.

“Martirët e kishës tashmë janë gdhendur në kujtesën e kombit shqiptar”, ka thënë mes të tjerash Nishani.

Dekorimi nga kreu i shtetit vjen pak ditë pas lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike në Shkodër, me nismë të Papa Françeskut.

Top Channel