Miss BumBum “tradhton” Messin me një tjetër lojtar

09/11/2016 00:00

Ndoshta mund të marrë fund “persekutimi” i Miss BumBum, emri i vërtetë i së cilës është Suzy Cortez, ndaj mesfushorit të Barcelonës Lionel Messit.

Prej kohësh ajo poston në Instagram foto të sajat vetëm me bluzën e Messit të veshur, derisa mesfushori argjentinas vendosi ta bllokonte atë në Insta.

Por kjo nuk e ndali modelen braziliane që nisi të realizonte një tjetër set fotografish provokuese, të cilat i postonte me hashtagun #unblockmemessi, (më zhblloko Messi).

E ndërsa nga ana e fituesit 5 herë të Topit të Artë nuk ka pasur reagim, së fundmi Miss BumBum ka vënë në lojë edhe kartën e saj të fundit, xhelozinë.

Ajo ka postuar sërish foto me bluzën e Messit, por këtë herë ka postuar edhe dy foto të tjera veshur me bluzën e një tjetër lojtari të Barcelonës, atë të Gerard Pique.

“Lojtari i vetëm i Barcelonës që është tipi im, është Gerard Pique”, ka pranuar Suzy Cortez, e njohur botërisht si Miss BumBum.

Ndoshta tanimë Antonella Roccuzzo, bashkëshortja e Messit do të ndihet më e qetë, gjë që nuk thuhet për Shakiran, e cila duhet të fillojë të “mbrojë” Pique nga Suzy Cortez.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel