“Nora Istrefi, një bukuri mistike!”

09/11/2016 00:00

Nora Istrefi është një prej këngëtareve më seksi të showbiz-it shqiptar dhe normalisht që kujdeset shumë për pamjen e saj.

Së fundi në adresën e këngëtares ka ardhur një mesazh shumë domethënës dhe një ftesë ndryshe nga ato të zakonshmet. Valdrin Sahiti e ka quajtur këngëtaren “një bukuri mistike”, duke shkruar:

“Krijimet e mia mbi trupin tënd flasin, marrin jetë. Bukuria jote mistike e kthen çdo veshje në një joshje të pakontestueshme. Ndaj, e kam të pamundur që në një darkë private, mes madamash që rrezatojnë bukuri dhe pushtet, të mos jesh edhe ti e pranishme. Në tavolinë do të ruaj një vend special për ty, pasi si çdo herë prania jote i jep vlerë koleksioneve të mia. Ashtu siç do t’i japë edhe prezantimit të koleksionit “La Belle Epoque”. Të pres me shumë dashuri”.

Këto ishin fjalët e stilistit të njohur, i cili e ka ftuar Nora Istrefin të bëhet pjesë e koleksionit të tij të ri.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel