Gjykata Kushtetuese rrëzon pjesërisht ligjin për pronat

09/11/2016 00:00

Gjykata Kushteuese rrëzoi 2 pika të nenit 6 të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, ndërkohë që la në fuqi pjesën tjetër të ligjit, që kishte të bënte me mënyrën e përllogaritjes së kompensimit. Kjo formulë qe pranuar edhe nga Komisioni i Venecias.

E vënë në lëvizje nga shoqatat e ish-pronarëve, Gjykata Kushteuese la në fuqi nenin i cili e përllogariste pronën për kompensimin sipas vlerës që ajo ka pasur në momentin e shpronësimit; ndërkohë që rrëzoi pikat 3 dhe 5 të nenit 6.

Në rastet kur prona është e lirë, pavarësisht vlerës dhe statusit që ka pasur në kohën e shpronësim, ajo kthehet e plotë. Po ashtu, Gjykata Kushtetuese rrëzoi pikën që lidhej me sigurinë juridike për vendimet e dhëna më parë.

Kjo pikë parashikonte që në rastet kur një subjekt kishte përfituar vendime kthimi apo kompensimi sipas ligjive të mëparshme, diferencat që krijoheshin pas rillogaritjes me formulën e re të zbriteshin në vlerësimin për vendime të reja.

Top Channel