Berisha: Synojmë vendin e dytë, Izraeli deciziv

09/11/2016 00:00

Objektivi kryesor i portierit Etrit Berisha me kombëtaren shqiptare është vendi i dytë në grup dhe kualifikimi për në botëror. Çdo rezultat tjetër për të në këto eliminatore do të cilësohej zhgënjim.

“Me Izraelin është ndeshja jonë më decizive sepse luajmë me një kundërshtar direkt, për të pasur një mundësi të mirë për të arritur vendin e dytë. Vendi i tretë është një dështim për ne. Në kualifikuese ose shkon ose nuk shkon. Vendi i tretë nuk është një arritje. Ne do të synojmë vendin e dytë”, u shpreh portieri i Atalantës në Serie A.

Përsa i takon sfidës me Izraelin, Berisha vlerësoi forcën sulmuese të kundërshtarëve, megjithatë ka besim te Kombëtarja, se do të mbrohet mirë dhe do të krijojë për të gjetur golin e fitores.

“Izraeli ka një ekip shumë të fortë në fazën sulmuese. I kemi parë të gjitha stërvitjet e tyre. Ne do të mbështetemi te mbrojtja jonë solide, e cila do të ndihmojë edhe sulmin për të marrë 3 piket”, tha Berisha.

Top Channel