Të pastrehët e përmbytjes. Emergjencat evakuuan 150 familje në Kamzë e Tiranë

09/11/2016 00:00

Plot 110 familje në Kamëz, të prekura nga përmbytjet përgjatë rrjedhës së lumit të Tiranës, janë larguar përkohësisht nga banesat, ndërsa 40 familje të tjera janë evakuuar në Paskuqan.

Ata janë strehuar në palestrat e disa shkollave 9-vjeçare në kryeqytet.

Banorët e prekur nga përmbytjet në kryeqytet i përkasin kryesisht komunitetit rom, të cilët kanë ndërtuar buzë rrjedhës së lumit.

Top Channel