Aksidente nga përmbytja, dy autobusë dolën nga rruga në Fushë Krujë dhe Rrogozhinë

09/11/2016 00:00

Qytetarë të shumtë kanë dërguar në rubrikën “Ti Raporton” në Top Channel, dëshmi të kaosit që mbizotëron në disa zona të vendit, si pasojë e motit të keq.

Një qytetar, që raporton nga Derveni, sjell pamjet e rrugëve me ujë dhe autobusit të linjës Kukës-Tiranë, i cili u përmbys mbrëmjen e së martës, e që ende vazhdon të qëndrojë në vendngjarje.

Një aksident tjetër në rrethrrotullimin e Rrogozhinës është raportuar nga një tjetër qytetar. Të shumta janë edhe pamjet që kanë mbërritur në redaksinë tonë nga Shijaku, Fieri, Kruja, Kurbini dhe Lezha, me rrugë e shtëpi të pushtuara nga uji.

Top Channel