Në konferencën me Romana Vlahutin për progras-raportin e KE-së, që rekomandoi hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Kryeministri Edi Rama u pyet edhe në lidhje me deklaratën e bërë kundër Donald Trump, tashmë President i SHBA.

Ai dha arsyet se përse mbajti qëndrimin kundër Trumpit si kandidat.

“Unë jam shprehur kundër Donald Trump si kandidat sepse më kanë prekur deklaratat për Kosovën, myslimanët dhe emigrantët”, deklaroi Rama.

Kryeministri u shpreh se nuk ishte i vetmi që doli kundër Trumpit në atë kohë.

“Përkundrazi jam një pikë uji në detin e prononcimeve të pafavorshme kundër tij si kandidat”, shtoi ai.

Gjithsesi, pavarësisht kësaj, Kryeministri tha se respekti i Qeverisë shqiptare dhe gjithë popullit shqiptarë për Presidentin amerikan nuk vihet në diskutim.
 
“Sot ai është zgjedhur nga populli për të udhëhequr SHBA dhe respekti im si Kryeministër i këtij vendi, respekti ynë për popullin amerikan dhe zgjedhjen e tij i shqiptarëve dhe qeverisë shqiptare, as që nuk vihet në diskutim”, u shpreh Rama. 

Top Channel