Reshjet e dendura, tkurren zonat pa energji elektrike

09/11/2016 00:00

Numri i zonave pa energji elektrike është tkurrur, ndërkohë që rrjeti i transmetimit nuk ka problematike, bën të ditur OSHEE në njoftimin e mesditës.

Numri i fiderave të stakuar është ulur në 76, ndërsa situata në kaskadën e Drinit është nën kontroll.

Grupet e OSHEE-së Tiranë vazhdojnë punën për riparimin e difektit të shkaktuar në fiderat 27 dhe 28 të Nënstacionit Kashar të cilët janë jashtë punës pas dëmtimit të Urës së Logut pranë Institutit Bujqësor Kamëz.

Për sa i takon linjave të tensionit të lartë ekziston një situatë problematike në nënstacionin e Kuçit pasi linja 35 kV Smokthinë-Kuç është stakuar për shkak defekti. Zona e prekur Kuçi dhe Kallarati. Ndërkaq, problem ka dhe në nënstacionin Vojnik ku kanë dalë jashtë punës fidrat 10 kV të këtij nënstacioni. Në nënstacionin e Shijakut ka një situatë problematike çka ka lënë pa energji disa fidera.

Top Channel