Bushati uron Trump: Roli i SHBA, jetik për rajonin tonë

09/11/2016 00:00

Urimi i parë nga Shqipëria për Donald Trump ka mbërritur nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Kryediplomati shqiptar ka zgjedhur rrjetet sociale për të përcjellë mesazhin e tij për presidentin e zgjedhur amerikan.

“Urime Donald Trump!”, shkruan Bushati, duke i kujtuar më tej Donald Trump rolin e Shteteve të Bashkuara për stabilitetin dhe paqen në rajonin tonë.

“Roli i Shteteve të Bashkuara është jetik për stabilitetin dhe demokracinë në këtë cep të Europës”, mbyll postimin e tij ministri Bushati, duke shtuar edhe hashtaget me Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara partnerë strategjikë.

Top Channel