Clinton falënderon stafin: Çfarëdo që të ndodhë, faleminderit

09/11/2016 00:00

Sinjale aspak të mira për Hillary Clinton. Në kampin blu të Partisë Demokratike atmosfera nuk është aspak e mirë, madje raportohet se disa prej këshilltarëve të kandidates Clinton tashmë janë dorëzuar.

Rezultatet minutë pas minute në shtete të ndryshme që nxjerrin republikanin Trump në krye, duket se kanë shqetësuar jo pak të gjithë demokratët dhe ndoshta po përgatiten për skenarin më të keq politik.

Edhe më e dyshimtë bëhet situata pas një postimi në rrjete sociale e kandidates Clinton, që vendosi t’i drejtohet stafit me një falënderim.

“Ky ekip ka për çka të krenohet. Çfarëdo që ndodhë sonte, faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Clinton.

Top Channel