Shtetet e lëkundura, shtohet numri i shteteve të paqarta në rezultat

09/11/2016 00:00

Në zgjedhjet presidenciale, shpesh gara përqendrohet në të ashtuquajturat “shtete të lëkundura”. Shtete që kanë treguar se shkojnë herë me njërën e herë me tjetër palë.

Kjo karakteristikë i bën ata vendimtarë në rezultatin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye kthehen në fushë-beteje gjatë fushatës elektorale.

Me afrimin e çdo viti zgjedhor, shteti i lëkundur përcaktohet mbi bazën e rezultateve të zgjedhjeve të kaluara, sondazheve në shkallë vendi, vëmendjes mediatike që i është kushtuar. 20 muaj para zgjedhjeve, kur filluan të dalin  emrat e pare për garën, Politico hartoi një listë me shtete të lëkundura, si Virginia, Colorado, Ioëa, New Hampshire, Florida, Nevada, dhe Ohio, si shtatëshen ku do të përqendrohej beteja presidenciale.

Me hyrjen e Donald Trump në skenë lista ndryshoi dhe u futën Pennsylvania, Wisconsin, dhe Michigan si shtete të cilat do të votonin republikanët me një Trump kandidat. Ndërsa ato me popullsinë urbane si Colorado, Karolina e Veriut,  Virginia, Arizona, anonin nga Clinton.

Në ish-bastionet demokrate të Washingtonit, New Mexico apo Meinit sondazhet e hershme fillua të tregonin një garë më të ngushtë se zakonisht. Ndërsa në shtetet me prirje republikane si Georgia, North Carolina, Alaska, Utah, Texas, Kansas, Mississippi, Missouri, Montana, dhe Dakota e jugut filloi të shfaqej rënie e mbështetjes për Trump-in.

Kryesisht analistët e ngushtuan listën në një grupim të ngjashëm me shtetet e lëkundura të zgjedhjeve të kaluara.  Cook Political Report liston 11 shtetet si të tilla Arizona, Florida, Ioëa, Michigan, Nevada, New Hampshire, North Carolina, Ohio, Pennsylvania dhe Wisconsin; ndërsa analistë të tjerë luajnë me një ose dy shtete nga kjo listë.

Që Trump-i të ketë shpresë për fitore  duhet të ruajë epërsinë në shtetet që kanë votuar tradicionalisht për republikanët, si dhe të fitojë patjetër në 5 shtete ku diferenca në dy zgjedhjet e shkuara presidenciale ka qenë në intervalin +/-2%. Si Florida, Ohio, North Carolina Karolina, Iowa dhe Nevada.

Shtetet që duhet të fitojë Trump

Florida 29 delegatë; 
Ohio 20  delegatë
North Carolina 15 delegatë
Ioëa  6 delegatë 
Nevada  6 delegatë.

Ndërsa Clintonit i duhet të ruajë epërsinë në shtetet që kanë votuar tradicionalisht për demokratët, si dhe të mos humbasë në asnjërin nga 5 shtetet që janë fituar dy herë nga Obama, por që tani sondazhet i tregojnë si të diskutueshme. Si Pensilvania, Michigan, Virginia, Colorado dhe New Hempshire.

Shtetet që duhet të fitojë Clinton

Pensilvania me 20 delegatë;
Michigan me 16;
Virginia me 13;
Colorado me  9;
New Hempshire me 4 delegatë

Por teksa është e kuptueshme që demokratët  kanë shpresë këtë vit të fitojnë nga popullariteti i ulët i republikanit në disa shtete bastione republikane, askush nuk është habitur po ashtu që Trump dhe Clinton e kanë kaluar fushatën më së shumti në Florida dhe Ohio.

Florida dhe New Hempshire vendosën zgjedhjet mes Al Gore dhe Bush në vitin 2000. Ohio më 2014-ën. dhe prej 5 dekadash rezultati që nxjerr ky shtet përputhet me atë në shkallë kombëtare.

Top Channel