Përmbytja e bizneseve, dëmet përgjatë autostradës Tiranë-Durrës

08/11/2016 00:00

Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga biznesi të cilin Saimir Preni punon prej një jete për ta ngritur. Magazina në të cilën mban tapetet dhe dyshekët që tregton e po ashtu edhe mjedisi që përdor për ekspozimin e tyre është i gjithi nën ujë.

Ai nuk e fsheh dëshpërimin e tij kur rrëfen se si uji i shkatërroi mundin e të gjithë këtyre viteve.

“Më merr roja në telefon dhe më thotë, uji po vjen si valë deti. Ka shembur portën, murin e ka vazhduar më tej. Problemi është se kolektori jashtë nuk ka prurje. Dëmi ka shkuar 300 mijë dollarë”, deklaroi Saimir Preni.

Por si ky biznes ka edhe të tjerë përgjatë autostradës Tiranë-Durrës që përmbytja i shkatërruar plotësisht. E tillë është edhe një kompani reklamash.

“Erdhëm brenda për ta për kompjuterët, ikën gjithë ato”, tha Renato Semini. “Këtu s’ka ardhur asnjë ndihmë, as policia, askush. Dëmet janë 300-400 mijë euro”, Josif Cocoli.

Ndërsa rruga nga Tirana në Durrës nuk paraqet probleme, ajo në sensin e kundërt, nga Durrësi në Tiranë vazhdon të jetë e bllokuar në afërsi të Vorës.

Top Channel