Kavajë, eksploziv banesës së një shtetasi; dëme materiale

08/11/2016 00:00

Një sasi eksplozivi e vendosur përpara derës së një banese ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Kavajë.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 6, në derën e banesës së shtetasit D.K.

Nga shpërthimi nuk rezulton të ketë viktima, por vetëm dëme materiale thuajse të papërfillshme.

Agjentët e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Top Channel