“Divorc” presidencial, Clinton e Trump ndajnë çiftin pas 37 vitesh

08/11/2016 00:00

Ata nuk i ka ndarë asgjë për 37 vite, por tani, Jackie dhe Bill Krachala pranojnë se për herë të parë kanë pikëpamje të ndryshme për zgjedhjet presidenciale.

Gruaja Jackie është një fanse e madhe e republikanit Donald Trump, duke pranuar se ai ka forcën e duhur për të kthyer Amerikën në madhështinë e saj.

Ndërsa bashkëshorti e sheh ndryshe. “Hillary Clinton është më e mira nga të dy”, tha Bill, duke shtuar se kjo e fundit “ka eksperiencë, çfarë është shumë e rëndësishme për një post të tillë”.

Por i pyetur nga gazetari i CNN-it, nëse ata do e duan njëri-tjetrin edhe pas rezultatit, përgjigjja erdhi njëzëri: dashuria jonë mund gjithçka.

Ndërkohë, një tjetër histori që shkëputet nga pasazhi i votimeve të ditës së martë, është ajo e astronautit Shane Kimbrough, të vetmit amerikan jashtë planetit, i cili ka votuar në zgjedhjet presidenciale nga Stacionin Ndërkombëtar i Hapësirës.

NASA konfirmoi se Kimbrough ka hedhur votën e tij nga orbita. Votimi është kryer në mënyrë elektronike. Gjithçka e sigurtë, gjithçka konfindenciale.

Top Channel