Del nga rruga autobusi i linjës Tiranë-Kukës

08/11/2016 00:00

Moti i keq për shkak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi gjatë orëve të mbrëmjes në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, ku autobusi i linjës Tiranë-Kukës ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak është bërë moti i keq me reshje të dendura shiu.

Mësohet se autobusi pas daljes nga rruga është përmbysur dhe ka rënë në një zonë të mbushur me ujë.

Fatmirësisht të gjithë pasagjerët e autobusit kanë arritur të dalin nga automjeti pa pësuar lëndimi.

Top Channel