Arrestohet punonjësi i policisë, kanosi një shtetas

08/11/2016 00:00

Një punonjës i policisë është vënë në pranga gjatë ditës së martë në Tiranë pasi akuzohet se ka kanosur një shtetas, me qëllim marrjen e një shume prej 12 mijë eurosh.

Mbi bazën e hetimeve të kryera nga Drejtoria e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Tiranë, me kërkesë të Prokurorisë për Krimet e Rënda, Gjykata e Shkallës Parë për Krimet e Rënda vendosi masën e sigurimit personal  “Arrest me burg”, ndaj punonjësit të Policisë Inspektor Emiljan Prenga, me detyrë agjent i trupës operacionale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Mësohet se në ngarkim të punonjësit të policisë inspektor Emiljan Prenga, me detyrë agjent i trupës operacionale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Nga hetimi i zhvilluar nga ana e SHÇBA-së Tiranë, u provua se punonjësi i Policisë Prenga, duke shfrytëzuar edhe detyrën, ka kanosur në mënyrë serioze për jetën një shtetas.

Top Channel