Basha: Kundër Shqipërisë është vetëm Edi Rama

08/11/2016 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur statusit të kryeministrit Rama lidhur me votën kundër të PD për caktimin e datës së hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Në reagimin e tij, Basha është shprehur se kundër Shqipërisë është vetë Edi Rama, që sipas tij e ka mbushur vendin me kriminelë dhe drogë.

“Kundër Shqipërisë je kur qeveris me banditë e trafikantë. Kundër Shqipërisë je kur dhunon e blen votën e shqiptarëve. Kundër Shqipërisë je kur vjedh dhe mbush xhepat me paratë e ilaçeve të fëmijëve shqiptarë, kur e zbraz atë nga rinia, kur e mbush me drogë, kur i mbyt shpresën e besimin”, ka thënë Basha.

Ai është shprehur se, “koha e dokrrave po sos”. “Shqipëria është kundër teje çdo ditë e më shumë dhe Shqipëria do të jetë më mirë pa ty”, ka shtuar Basha duke iu drejtuar Ramës.

Top Channel