Reshjet, Veliaj inspekton ujëmbledhësin e Bovillës: Uji i turbullt

08/11/2016 00:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndjekur nga afër situatën në ujëmbledhësin e Bovillës, ku uji është turbulluar si pasojë e shirave dhe prurjeve të shumta.

Gjatë inspektimit, Veliaj tha se deri në normalizimin e situatës në këtë impiant do të ketë kufizim të furnizimit me ujë të banorëve të Tiranës.

“Po e mbyllim ditën e sotme në Bovillë, ku gjithmonë shfaqen problematikat pasi ka kaluar shiu, duke qenë se ujëmbledhësi furnizohet me përrenj nga e gjithë Malësia e Tiranës. Aktualisht në ujëmbledhës po vjen ky lloj uji, i cili ka një turbullirë katër herë mbi normën maksimale. Kjo do të thotë se është katër herë mbi ç’lejon ky impiant dhe çdo rregull i BE-së. E di se për qytetarët, të cilët do të preken nga furnizimi i kufizuar me ujë, sigurisht që një pjesë e mërzisë do të jetë me Bashkinë, pse nuk e lejon ujin, por asnjë njeri normal, asnjë kryetar bashkie, asnjë njeri që duhet të marrë vendime për qytetarët e vetë nuk do të merrte vendim që të lejonte këtë ujë të kalonte”, tha Veliaj.

Top Channel