Deri në 2022 mos pyesni më! Shqipëria dhe Kosova, vetëm në DIGITALB

08/11/2016 00:00

Nën një çati të vetme, kjo është motoja e UEFA-s, që tashmë ka të drejtën ekskluzive të menaxhimit të kualifikueseve të ekipeve përfaqësuese të kontinentit jo vetëm për Kampionatin Europian, por edhe për Kampionatin Botëror.

Me një skemë krejtësisht të re ndryshe nga ajo që kemi parë deri më sot, UEFA është e angazhuar t’u japë mundësinë të gjitha ekipeve të kualifikohen në Europian apo Botëror.

Nëse deri më sot, kualifikimi bëhej vetëm përmes UEFA European Qualifiers, skemës i është shtuar një tjetër kompeticion, UEFA Nations League që starton prej vitit 2018, që do të thotë dy herë më shumë ndeshje.

Në total janë jo pak, por mbi 1000 sfida për t’u luajtur nga viti 2018 deri në vitin 2022 në fushatat kualifikuese të Euro 2020 dhe Kupës së Botës 2022, të paktën 40 nga të cilat të Shqipërisë dhe 40 të tjera të Kosovës.

Për çdo kampionat Europian a Botëror janë dy faza kualifikimi me më shumë mundësi për të gjitha ekipet, qindra ndeshje më tepër, ekipe më të forta dhe sigurisht më shumë futboll spektakolar, i cili për shqiptarët kudo që ndodhen do të transmetohet ekskluzivisht vetëm në ekranin e Supersport sepse është DIGITALB që ka bërë goditjen e madhe, duke siguruar të drejtat ekskluzive të transmetimit.

Në 4 vite, 2018-2022, futbolli i ekipeve përfaqësuese të kontinentit europian do të luhet non-stop dhe do të transmetohet LIVE vetëm në Supersport, në Arenën e Kampionëve.

Të drejtat e transmetimit të DIGITALB përmbajnë jo pak, por një menu të pasur futbollistike me UEFA Nations League 2018-2019, UEFA European Qualifiers 2019-2020, finalet e Europianit 2020, UEFA Nations League 2020-2021, UEFA European Qualifiers 2021-2022 dhe të tjera ndeshje ndërkombëtare që do të luhen përgjatë fushatave kualifikuese për Euro 2020 dhe Kupën e Botës 2022.

Top Channel