Përmbytjet, Nikolla ndjek nga afër situatën në Lezhë

08/11/2016 00:00

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla mori pjesë këtë të mërkurë në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave në qytetin e Lezhës.

Ministrja është njohur mbi situatën e krijuar nga përmbytjet nga prefekti dhe kryetarët e bashkive Lezhë e Kurbin, duke konstatuar se situata është emergjente.

Me qëllim koordinimin e masave për t’i bërë ballë vështirësive, Nikolla ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Kjo e fundit i ka konfirmuar se 30 trupa janë nisur nga Vau i Dejës, si dhe 6 mjete të kalueshmërisë së lartë për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonës.

Pas takimit me zyrtarët vendorë, ministrja Nikolla ka vijuar me një seri inspektimesh në zonat e përmbytura, duke u ndalur në një nga më të prekurat, atë në Tale.

Top Channel