Voton Hillary: Gjithçka për të mbajtur premtimet

08/11/2016 00:00

Kandidaja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton hodhi votën e saj në vendin e lindjes, Chappaqua të Neë York-ut. Hillary shoqërohej nga bashkëshorti, ish-presidenti Bill Clinton.

Një turmë mbështetësish ishin mbledhur për t’i pritur përpara qendrës së votimit, ndërsa çifti shtrëngonte duart me njerëzit e pozonte për ‘selfie’, disa nga përkrahësit përsërisnin: “Unë besoj se ajo do të jetë fituesja”.

Vetë Hillary tha se është pushtuar nga një ndjesë modestie sepse e di sa shumë përgjegjësi bart në vetvete rruga që ka nisur dhe sa shumë njerëz mbështeten tek rezultati i këtyre zgjedhjeve.

“Nëse do të jem mjaftueshëm me fat që të fitoj sot, do të bëj të pamundurën të mos zhgënjej pritshmëritë e atyre që më besuan”, u shpreh ajo.

Top Channel