Barcelona gati rinovimin për Suarez

08/11/2016 00:00

Luis Suarez është shumë pranë rinovimit të kontratës me Barcelonën.

Sipas asaj që publikohet tek e përditshmja ‘El Mundo Deportivo’, janë bërë hapa para në bisedimet mes drejtuesve të klubit dhe agjentit të sulmuesit uruguajan në lidhje me këtë çështje dhe javën e ardhshme do të përcaktohen edhe detajet e fundit të kontratës së re.

Mësohet se El Pistolero do të nënshkruajë me klubin katalanas një kontratë që do të zgjasë deri në vitin 2021.

Top Channel