Gruaja ndërron jetë, pasi e shtyjnë në shinat e trenit

08/11/2016 00:00

Një person humbi jetën në Nju Jork të martën, i shtyre në shinat e trenit të metrosë që sa po mbërrinte në stacion.

Viktima thuhet të jetë femër. Nje grua u arrestua nga policia me akuzën se ishte ajo që shtyu pasagjeren e cila po priste në platformë. Njerëzit e pranishëm aty kanë parë me tmerr të gjithë ngjarjen. Incidenti ndodhi në stacionin e Manhattanit tek zona ku kryqëzohen Seventh Avenue dhe rruga 42.

Ai përbën njërën prej ndalesave më të populluara të tranzitit në zonë. Nuk dihet ende me saktësi nëse viktima e njihte gruan që i mori jetën. Sipas disa raporteve, ato janë zënë përpara ngjarjes, të tjerë thonë se po priste trenin pa e ditur se ç`po ndodhte prapa krahëve të saj.

Vitin e kaluar, një grua u dënua me 24 vjet burg sepse kishte shtyrë një burrë në rrugën e një treni metroje në 2012-tën, duke i shkaktuar vdekjen.

Top Channel