Totozani, hetim administrativ për prishjet e objekteve në Himarë

08/11/2016 00:00

Pas ankesave të banorëve të Himarës, Avokati i Popullit Igli Totozani ka nisur një hetim administrativ, për prishjen e mundshme të disa objekteve. Ai është takuar me kreun e bashkisë së Himarës Jorgo Goro për shqetësimet e banorëve.

“Kemi marrë një numër të konsiderueshëm ankesash, trajtimin e të cilave do të përpiqemi ta bëjmë sa më shpejt, lidhur dhe me sensibilitetin publik që ka kjo çështje. Do të fillojmë një hetim administrativ, duke u nisur nga ankesat , si dhe dokumentacioni i paraqitur nga vetë qytetarët, por edhe nga ballafaqimi me dokumentacionin përkatës, që do të na e vërë në dispozicion Bashkia e Himarës. Brenda javës që vjen, besoj që do të kemi gati rekomandimet përkatëse”, tha Totozani.

Top Channel