Reshjet, ujërat rrëmbejnë makinën, vdes 42-vjeçari në Klos

08/11/2016 00:00

Një 42-vjeçar ka humbur jetën në vendin e quajtur Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit si pasojë e motit të keq.

42-vjeçari i identifikuar si Xhevahir Ndoi është rrëmbyer nga uji së bashku me makinën e tij.

Ai po udhëtonte për tek një HEC i zonës për të transportuar një punëtor të këtij HEC-it. Në kthim, makina që drejtohej prej tij është rrëmbyer nga uji me shpejtësi, pa i lënë kohë 42-vjeçarit që të dalë prej mjetit.

Top Channel