Zyrtare! Princi Harry në lidhje me Meghan Markle

08/11/2016 00:00

Princi Harry është në një lidhje me aktoren Meghan Markle, “prej disa muajsh”, konfirmon sot Pallati Kensington. Në një deklaratë për shtyp mëngjesin e të martës thuhet se Harry, 32 vjeç, “është i shqetësuar për sigurinë e zonjushës Markle dhe është thellësisht i zhgënjyer që nuk ka mundur ta mbrojë atë”.

“Nuk është e drejtë që disa muaj lidhje me të zonja Markle të jetë subjekt i një stuhie të tillë”, vijon më tej deklarata. Më pas thuhet se princi Harry nuk e sheh “si lojë, por është jeta e saj dhe e tij”.

Aktorja 35-vjeçare, e cila është mjaft e njohur për rolin e saj si Rachel Zane në dramën amerikane, Suits, mendohet të jetë takuar me princin gjatë vizitës së tij në Toronto në maj.

Top Channel