FNSH-ja e Fierit ndihmon familjen në skamje në Dragostunjë

07/11/2016 00:00

Pak ditë më parë, emisioni Fiks Fare paraqiti skamjet që ka pushtuar një familje në fshatin Dragostunjë të Librazhdit dhe menjëherë pati një sensibilizim me këtë familje. Një numër i madh kërkesash erdhën në redaksinë e emisionit për t’i ardhur në ndihmë kësaj familje.

Më e veçanta prej tyre ishte nga efektivët e FNSH-së së Fierit, të cilët dhanë ndihmën e tyre financiare dhe materiale për këtë familje me 5 fëmijë. Ata grumbulluan një sasi të hollash, si dhe përgatitën pako me rroba dhe ushqime për këtë familje.

“Pasi kemi parë skamjen në të cilën jetonte kjo familje, të gjithë së bashku vendosën të bëjmë një dhuratë sa do të vogël. Të gjithë ne së bashku mund të bëjmë gjëra të vogla, por që për këto familje mund të ketë vlera të mëdha. Secili nga ne mund ta bëjë këta pa asnjë sforco”, u shpreh komandanti i këtij reparti, Artur Selimaj.

Top Channel