10 VIP-at që kaluan në depresion pas lindjes

07/11/2016 00:00

Deri në 85% të grave përjetojnë çrregullime të ndjeshme të humorit, menjëherë pas lindjes.Gratë në Shqipëri e fshehin dhe nuk kërkojnë ndihmë, megjithatë edhe në perëndim stigma e depresionit postpartum është e fortë, pasi shoqëria pret që një nënë të jetë vetëm e lumtur.

Gjithandej reklamohen modele grash me humor të mire, të bukura dhe me linja perfekte, por edhe nëna të famshme kanë kaluar në depresion pas lindjes.

Aktorja dhe këngëtarja Hayden Panettiere ka folur publikisht për depresionin që e goditi, pasi lindi vajzën dhjetorin e shkuar. Bashkëshortja e kampionit botëror të boksit, Vladimir Klitçko po trajtohet aktualisht në një qendër të specializuar. Ajo u ka bërë thirrje grave që ta flasin hapur, pa patur frikë nga paragjykimet.

Drew Barrymore nisi të ndihej e rënë moralisht pasi lindi fëmijën e dytë. Zgjati për rreth 6 muaj, por aktorja beson se kjo përvojë e ka bërë nënë më të mirë.

Në 2010-ën këngëtarja kanadeze Celine Dion solli në jetë binjakët. Duke mos i përballuar dot, filloi të vuante nga mungesa e oreksit, lodhja, luhatja e humorit, qarjet pa shkak. “Një moment isha plot gezim, tjetren shume e trishtuar“, tregon ajo.

Gwyneth Paltrow nuk e mendonte se do të binte në depression pas lindjes së fëmijës së dytë. Ndihesha e veçuar, nuk lidhesha dot me familjarët, me dukej vetja si zombi. Me ndihmën e ish-bashkëshortit Kris Martin dhe të fëmijëve e tejkaloi gjithçka.

Aktorja Kristen Bell tregoi se nuk ndjente asnjë lidhje me vajzën që sapo solli në jetë. “Thosha nuk është e imja”, shprehet ajo duke shtuar se iu desh pak kohë të donte përsëri familjarët, hormonet u normalizuan dhe kuptoi se fëmija ishte i saj dhe se e donte më shumë nga sa mendonte.

Pasi lindi binjakët Maks dhe Ema në 2008, Jennifer Lopez pranoi se kishte kaluar luhatje të forta emocionale. Një javë pas lindjes, këngëtarja dhe aktorja pati simptoma të depresionit, përfshirë paranojën.

Britney Spears u godit rëndë nga depresioni postpartum. Ajo refuzoi ndihmën pas lindjes së djalit të parë. Gjendja u përkeqësua me lindjen e të dytit një vit më vonë.

Nëna e 6 fëmijëve dhe e ndarë së fundmi nga Brad Pitt, Angelina Jolie është mes miliona grave që vuajti depresionin. Lindja e binjakëve, mungesa e gjumit, ia rënduan gjendjen shpirtërore.

Courteney Cox, ylli i serialit “Friends” e kaloi depresionin, kur vajza e saj Koko ishte 6 muajsh. “Nuk vija gjumë në syn zemra sikur më shpërthente. Doktori më tha se kisha probleme me hormonet dhe më trajtoi me hormonin progesteron”, tregon ajo. 

Brooke Shields lindi në 2003 një vajzë dhe dukej se kishte gjithçka, bukurinë, zgjuarsinë, martesë të lumtur dhe një bebe të mrekullueshme. Por aktorja dhe modelja rrinte me orë të tëra me shikim të fiksuar diku. Madje mendonte edhe vetëvrasjen. U diagnostikua në kohë dhe iu rikthyer shpejt normalitetit.

Top Channel