Lista e Kosovës për eliminatoret, Bunjaku vuan dëmtimet

07/11/2016 00:00

Trajneri i përfaqësueses kosovare të futbollit Albert bunjaku zyrtarizoi emrat, të cilëve do t’i besojë për ndeshjen eliminatore të botërorit 2018 ndaj Turqisë, një përballje në stadiumin e Antalias që ka dukshëm favoritë vendasit.

Tekniku kosovar ka vendosur theksin te mungesat e shumta si dhe duket se është dorëzuar për një kualifikim historik në botëror, duke thënë se shpreson për Europianin e 2020 dhe jo turneun pas dy vjetësh.

Ndaj kombëtares turke në portë pritet të jetë Samir Ujkani, ndërsa trajneri i Kosovës ka grumbulluar dhe 8 mbrojtës nga të cilët do të dalin me gjasë, 4 emra që do të luajnë në mbrëmjen e 12 nëntorit. Në mesfushë ka vend mes të tjerëve për Alban Mehën, Herolind Shalën, Milot Rashicën dhe Bernard e Valon Berishën.

Në repartin ofensiv mund ta nisin nga minuta e parë në Antalia, sulmuesit Albert Bunjaku dhe Vedat Muriqi. Kombëtarja e Kosovës në tri përballje në Grupin I, ka arritur të grumbulloj vetëm një pikë, që e bënë përzgjedhësin, Albert Bunjaku të mos mendojë fare për kualifikimin.

Mungesa të rëndësishme të Kosovës në prag të përballjes së 4 në grup, janë Bersant Celina, Fejzullahu, Rashani, Ismajli, Kabashi, dhe Bytyçi.

Top Channel