UEFA inspekton “Loro Boriçin” para Izraelit

07/11/2016 00:00

Inspektorë të UEFA-s kanë zbarkuar këtë të hënë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës për të parë nga afër gjendjen e fushës së impiantit ku do luajë kombëtarja shqiptare me Izraelin.

Ekipi i shoqëruar nga kompania që administron fushën dhe zyrtarë të FSHF-së, kanë bërë testime me aparatura për barin e fushës dhe rezultatet kanë qenë të mira.

Jozyrtarisht mësohet se terreni është shumë më mirë sesa në ndeshjen me Spanjën dhe në eliminatore ndaj Izraelit do jetë gati.

Sipas burimeve pranë UEFA-s, pas përballjes eliminatore fusha e “Loro Boriçit” do të ketë nevojë për ndërhyrje për të arritur parametrat maksimalë të kërkuar nga qeveria e futbollit kontinental.

Top Channel