Gjosha: Hapja e negociatave, shtysë për reformat

07/11/2016 00:00

Duke folur në Parlamentin Europian, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha vuri theksin tek rëndësia që ka për Shqipërinë çelja e negociatave të anëtarësimit.

Gjosha deklaroi se një rekomandim pozitiv në këtë aspekt është shtysa më e mira për vijimin e reformave shtetndërtuese në Shqipërisë.

Ajo kërkoi që të jepet një datë e qartë për hapjen e negociatave anëtarësuese, edhe si shenjë inkurajimi për qytetarët shqiptarë në rrugën e tyre drejt BE-së.

“Kalendarizimi i procesit të integrimit dhe caktimi i një date për çeljen e negociatave është një inkurajim për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Gjosha.

Top Channel